Fuqitë aleate ishin në dijeni për Holokaustin e hebrenjve dy vjet e gjysmë më herët se sa supozohet në përgjithësi, dhe kishin të përgatitur padi për krime lufte ndaj Adolf Hitlerit dhe krye komandantëve nazistë.
Materiali i ri i siguruar nga Kombet e Bashkuara – që nuk është parë për 70 vite – tregon se në fillim të Dhjetorit 1942, SHBA-të, Britania e Madhe dhe qeveria sovjetike ishin në dijeni se të paktën 2 milionë hebrenj ishin vrarë, dhe 5 ishin në rrezik për tu vrarë, dhe këto të fundit po përgatitnin akuza ndaj krimit.
Pavarësisht kësaj, Fuqitë Aleate bënë përpjekje shumë të vogla të shpëtojnë apo të sigurojnë strehë për ata që janë në rrezik për jetë.
Në të vërtetë, Viscount Cranborne, një ministër në kabinetin e luftës e Winston Churchill, tha se hebrenjtë nuk duhet të konsiderohen si një rast i veçantë dhe se Perandoria Britanike tashmë ishte plot e për plot refugjatë për të ofruar një strehë të sigurt për të tjerët.
“Fuqitë e mëdha komentuan [mbi vrasjen masive të hebrenjve] dy vjet e gjysmë para të supozohet nga të tjerët”, tha Dan Plesch, autor i të i librit të ri ‘Të drejtat e njeriut pas Hitlerit”.
“Ishte supozuar se mësuan për këtë kur ata zbuluan kampet e përqendrimit, por këtë koment e bënë publike në dhjetor të vitit 1942.”
Në fund të dhjetorit të vitit 1942, pasi që SHBA-të, Britania e Madhe dhe të tjerët bënë një deklaratë publike në lidhje me thertoren e hebrenjve, sekretari i jashtëm britanik, Anthony Eden i tha parlamentit britanik: “ Autoritetet gjermane, jo të kënaqur me pengesën e jetesës së personave të racës çifute mbi të gjithë territorin ku qeveria barbare e tyre shtrihet, të drejtat më elementare të njeriut janë tani duke u bartur në qëllimin e përsëritur të Hitlerit, për të shfarosur popullin hebre.”