Kompania e madhe amerikane, Apple, pritet që më 21 mars të prezantojë modelin e ri të iPhone, teksa beteja me FBI-në vazhdon.
Megjithë datën e prezantimit të produktit sajtet e njohura ndërkombëtare të teknologjisë kanë zbuluar foto të cilat pretendohet se janë të telefonit iPhone 7, pajisje e cila pritet të prezantohet jo më parë se shtatori i këtij viti.
Bazuar në fotot, trupi i iPhone 7 duket shumë i ngjashëm me atë të iPhone 6S, me ndryshimin e vetëm se telefoni më i ri smart nuk ka antena horizontale në pjesën nga mbrapa, njofton TechnoBuffalo.
Faqet teknologjike kanë shkruar shumë për mundësinë që Apple të mënjanojnë vendin për dëgjueset, por nga këto foto nuk mund të konfirmohet një lajm i tillë, por as të hidhet i tëri poshtë. /Insajderi.com