Zbulohen imazhe dhe detajet e Samsung Galaxy A5 - Insajderi
×
Teknologji

Zbulohen imazhe dhe detajet e Samsung Galaxy A5

Insajderi
27 December 2016 - 13:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pritet që pas pak ditësh Samsung të prezantojë linjën e 2017-ës për modelet Galaxy A. Kemi dëgjuar një sërë spekulimesh për telefonat e ardhshëm të cilët mund të vinë me certifikimin IP68 që do të thotë se janë rezistent ndaj ujit.

Tashmë kemi disa imazhe paraprake të Galaxy A5 së bashku me informacionet e harduerit. Bazuar në këtë imazhe menjëherë bie në sy disponueshmëria e dy opsioneve të reja të ngjyrave: Blu dhe Pink.

Sa i përket specifikave, Galaxy A5 do të ketë ekran 5.2 inç Full HD fuqizuar nga Exynos 7880 dhe 3GB RAM. Në kapakët e pasëm do të gjeni një kamër 16 megapiksel. Memorja prej 32GB do të jetë një standart i këtij telefoni citon raporti, shkruan Pcworld.al.

Bateria prej 3,000 mAh pritet të rrisë ndjeshëm orët e punës. Kostoja e telefonit pritet të arrijë 390 dollar.

Samsung nuk ka dhënë një datë konkrete se kur telefoni del në shitje por duke gjykuar nga debutimi i paraardhësi në Dhjetor të 2015-tës, CES ngelet një mundësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark