Zbulohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan, raportohet për mbi 40 të vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan, raportohet për mbi 40 të vdekur

    Insajderi
    25 December 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Emergjenca në Kazakistan që në momentet e para ka njoftuar se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, brenda të cilit gjendeshin 67 persona.

    Bëhet fjalë për fluturaken e aviokompanisë Azerbaijan Airlines, e cila u rrëzuar në qytetin Aktau në Kazakistan, transmeton Telegrafi.

    Deri më tani është bërë e ditur se të paktën 28 persona kanë shpëtuar nga 67 sa ishin në total në aeroplanin Emraer 190, që do të thotë se mbi 30 kanë humbur jetën. Katër kufoma deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit.

    Aeroplani po udhëtonte nga Baku në Azerbajxhan dhe kishte për destinacion Grozny në Çeçeni të Rusisë – duke bërë ulje emergjente rreth tre kilometra larg Aktau, pasi ishte përplasur me tufën e zogjve.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë mbi 11 njësi të zjarrfikësve, kurse në FlightRadar24 tregohet se aeroplanit gjendej në afërsi të aeroportit në Aktau.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark