Zbulohet arsyeja e trishtë pse Brigitte Macron dukej e ftohtë me presidentin francez në Angli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet arsyeja e trishtë pse Brigitte Macron dukej e ftohtë me presidentin francez në Angli

    Insajderi
    10 July 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sjellja në dukje e ftohtë e Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron, gjatë vizitës së saj shtetërore në Britani, ka një shpjegim të trishtueshëm. Motra e saj, vdiq pak ditë para udhëtimit të saj.

    Sic raporton Mirorr 72 vjeçarja humbi motrën e saj, Anne Marie Trogneux javën e kaluar, por prapë shoqëroi bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ky informacion kyç në sfond ofron një shpjegim për sjelljen e saj, e cila është përshkruar nga njerëzit si “e çuditshme dhe e ftohtë” – veçanërisht kur ajo dukej se injoroi dorën e shtrirë të burrit të saj pasi aeroplani u ul në pistë.

    “Kjo është arsyeja kryesore pse zonja Macron është dukur kaq e përmbajtur dhe e pakëndshme me burrin e saj”, tha një burim pranë çiftit.

    “Zonja Macron e adhuronte motrën e saj dhe humbja e ka prekur shumë. Por ajo pranoi se ishte detyra e saj të ishte në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se përkonte me një periudhë zie”.

    French first lady Brigitte Macron’s apparently aloof manner during her state visit to Britain has a very sad explanation: her beloved sister died just days before the trip, MailOnline can reveal


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark