Edhe pse dukej se Real Madridi dhe Kylian Mbappe ishin ata që po shtynin që ai të mos bëhet pjesë e kombëtares së Francës, hera e dytë radhazi që ai ka mbetur jashtë skuadrës duket se ka ardhur si vendim i përzgjedhësit Didier Deschamp.
Ai e shpjegoi këtë pasi bëri të ditur skuadrën e tijse pas një bisede me Mbappen, ai vendosi që është më mirë për 25-vjeçarin të mos i bashkohej ‘Gjelave’.
Deschamps gjithashtu tha se ky vendim i tij nuk ka të bëjë me ndonëj arsye jashtë futbollit, duke iu referuar raportimeve që e lidhnin atë me një hetim për dhunim në Suedi.
Sipas mediumit spanjoll Relevo, arsyeja kryesore pse Mbappe nuk është ftuar sepse Deschamps dëshiron të izolojë ekipin e Francës nga thashethemet që e rrethojnë yllin e Real Madridit.
Përtej udhëtimi të tij në Stokholm, Mbappe po vuan tek Real Madridi dhe opinioni francez po e kundërshton atë pas vendimit të tij për të mos qenë pjesë e ekipit për grumbullimin e kaluar.
Ka gjithashtu disa mendime se ishte e padrejtë që shiriti i kapitenit t’i dhurohet atij para Antoine Griezmann dhe dyshohet se portieri Mike Maignan e kishte kritikuar sjelljen e tij brenda dhomës së zhveshjes.
I njëjti burim thotë se vendimi nuk i përket ekskluzivisht përzgjedhësit dhe se Mbappe gjithashtu kishte fjalën e tij në këtë vendim.
Marca në anën tjetër ka raportuar se Mbappe ishte pritur që të udhëtonte në Paris, por gjërat ndryshuan pas bisedës së tij private me Deschamps.
Ata gjithashtu kanë bërë me dije se Deschamps e ka dëshmuar në të kaluarën me Karim Benzeman se nuk ka frikë të lë jashtë ekipit lojtarët e Real Madridit, nëse beson se kjo është gjëja e duhur për zhveshtoren.