Ish-anëtari i Milanit dhe Interit po pret skadimin e kontratës dhe më pas do të marr ”bonusin e besnikërisë” nga skuadra e tij prej tre vitesh, Paris Saint German.
Bonusi do të jetë një çmim rreth 1 milion euro që do t’i jepet Ibrahimoviçit në rast se ai qëndron besnik deri në fund të kontratës së tij, e që është fundi i këtij muaji. E në rast se Ibra transferohet te United apo te ndonjë ekip tjetër atëherë kjo shumë e majme e parave nuk do t’i dhurohet.
Sipas raportimeve të fundit të medieve angleze, para fundit të afatit kalimtar verorë Ibrahimoviç do t’i bashkohet Jose Mourinhos tek skuadra e madhe angleze. /Insajderi.com