Zbulohet arsyeja pse Neymar nuk do të luajë në Superligën e Arabisë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja pse Neymar nuk do të luajë në Superligën e Arabisë

    Insajderi
    17 January 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Neymar është çregjistruar nga ekipi i Al Hilalit që ka të drejtë loje në Superligën e Arabisë, me trajnerin Jorge Jesus që ka dhuruar një shpjegim për këtë vendim. 

    Ylli brazilian u transferua në Lindjen e Mesme në gusht të vitit të kaluar nga Paris Saint-Germaini për një shifër rekord prej 86.3 milionë eurosh. 

    Por kjo marrëveshje nuk ka shkuar sipas planit, pasi Neymar ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat për klubin. 

    Ai ka bërë vetëm pesë paraqitje para se të pësonte një lëndim të ligamentit ACL me kombëtaren, që e la atë jashtë fushave për më shumë se një vit. 

    Ish-sulmuesi i Barcelonës ka vuajtur në vazhdim me lëndime të tjera dhe klubi tashmë ka marrë vendim se ai nuk do të luajë në elitën e futbollit arab.  

    Kjo do të thotë se ai do të jetë në dispozicion vetëm në Ligën e Kampionëve të Azisë, aty ku Al Hilal do ta ketë për kundërshtarin Persepolis më 4 shkurt. 

    “Neymar nuk do të regjistrohet, por ai mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të Azisë. Ai është lojtar i nivelit botëror, por e vërteta është se, fizikisht, Neymar nuk mund të paraqitet në nivelin në të cilin jemi ne”, ka thënë Jesus. 

    32-vjeçari është lidhur me një transferim të mundshëm në MLS, ku mediumi ESPN ka raportuar se ai është në bisedime preliminare me tri klube. 

    Al Hilal thuhet se po e mendon transferimin e egjiptianit Mohamed Salah si pasues të Neymar në rast largimi./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark