Portali i njohur ndërkombëtar i lajmeve, Reddit ka publikuar transkriptën e bisedës mes vrasësit të Mynihut dhe një qytetari, i cili ato momente ishte në ballkon.
18 vjeçari, gjermano-iranian thuhet se i ka thënë atij se për 7 vite ishte i ngacmuar dhe i shtypur dhe tani ka një armë që do të vrasë, shkruan Express.
Njeriu në ballkon: Ti je një gomar
Terroristi: Për shkak teje unë isha i ngacmuar dhe i shtypur për 7 vite
Njeriu në ballkon: Ti je person abuzues
Terroristi: Dhe unë tani do ta blejë një armë për të të qëlluar ty
Njeriu në ballkon: Një armë! Pir…! Koka jote duhet të pritet
Njeriu në ballkon fillon të bërtasë: Ai e ka një armë, ai e ka një armë
Njeriu në Ballkon fillon ta ofendojë terroristin për prejardhjen e tij iraniane dhe i thotë dikujt tjetër: Thirreni policinë, ky person e ka një armë
Terroristi: Unë jam gjerman
Njeriu në Ballkon: Ti je një abuzues
Terroristi: Unë jam rritur këtu, me përfitimet e Gjermanisë për të papunës
Njeriu në Ballkon: Trajtimi që ju nevojitet juve është psikiatri
Terroristi: Si është faji im, nuk kam bërë asgjë në klasën e 5 . Ju lutem mbylleni gojën zotëri.