Data e planifikuar për revanshin mes Daniel Duboisit dhe Anthony Joshuas është zbuluar.
Shefi i boksit në Arabi Saudite, Turki Alalshikh, ka thënë se rimeçi për titullin IBF të kategorisë së rëndë pritet të mbahet më 22 shkurt, raporton “Mirror”.
Ai ka thënë se rimeçi do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.
Në duelin e parë mes tyre, Dubois e shtangu Joshuan. E rrëzoi plotë katër herë, duke e nokautuar në raundin e pestë. Pas meçit Joshua kishte shprehur dëshirën për rimeç.
Dubois ka 22 fitore e dy humbje në boksin profesionist, ndërsa Joshua ka bilanc prej 28 fitoreve e 4 humbjeve.