Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë, u gjet në një minierë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zbulohet diamanti i dytë më i madh në botë, u gjet në një minierë

    Insajderi
    22 August 2024 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një diamant me përmasa mbresëlënëse, i dyti më i madh në botë me 2,492 karat, është gjetur në një minierë në Botsvana, njoftoi të enjten një kompani kanadeze minerare Lucara Diamond.

    Guri i çmuar, i cili u zbulua në minierën Karoëe, prodhuesi më i madh i diamanteve në Afrikë, është një nga diamantet më të mëdha të papërpunuara të zbuluara ndonjëherë, nënvizoi kompania në një deklaratë.

    Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore. Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh në të njëjtën minierë në vitin 2019.

    “Ne jemi të emocionuar që kemi zbuluar këtë diamant spektakolar,” tha William Lamb, shefi i kompanisë.

    Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark