×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet edhe një ‘Gani Jakup’ i pushtetit të Kurtit- Ndodhet në Trepçë

    Insajderi
    26 September 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krimet e Rënda Ekonomike kanë nisur hetimet ndaj një punëtori të ndërmarrjes “Trepça” pasi ai po dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e punës. Sipas njoftimit të ndërmarrjes, punonjësi ka marrë pagë prej 7 mijë e 468 euro, për një muaj.

     Paga e tij, që e mori veç për një muaj është e njëjte me Gani Jakupin e famshëm që merr nga shteti page mujore mbi 7 mijë euro.

    Në njoftimin e “Trepçës” thuhet se punonjësi në fjalë, ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë prej 7 mijë e 468.18 euro, e që konsiderohet vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    “Në “Trepça” Sh.A. në muajin shtator të vitit 2023 një punonjës ka pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7,468.18 euro. Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Rasti më 26.9.2024 ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes “Trepça”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark