Zbulohet identiteti i kosovarit të vrarë në Zvicër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet identiteti i kosovarit të vrarë në Zvicër

    Insajderi
    07 July 2016 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri ditë pas vrasjes, autoritetet zvicerane të sigurisë kanë vendosur të flasin për identitetin e viktimës

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Jan Lindenpütz, ka bërë të ditur për “20min” se bëhet fjalë për kosovarin Arben Gashi me origjinë nga Nekoci i Drenasit.

    “Viktima është Arben G. nga Kosova. Mosha, motivi dhe detajet tjera për rastin janë duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Jan Lindenpütz.

    Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata i ka caktuar 3 muaj paraburgim italianit që dyshohet se vrau të hënën kosovarin Arben Gashi në banesën e tij në Winznau,  njofton albinfo.ch.

    Të hënën, 32 vjeçari Arben Gashi është vrarë me tre plumbat nga një i dyshuar italian në komunën e Winznaut, Solothurn.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark