Ali Sonboly, dyshohet se është emri i sulmuesit në Munich, i cili la të vdekur së paku 10 persona në dyqanin e ushqimeve të shpejta McDonalds.
Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, 18 vjeçari me prejardhje iraniane, dyshohet se ka hapur një faqe në Facebook ku thuhej se do të shpërndahet ushqim gratis në McDonalds, njofton gazeta gjermane Bild.
Babi i vrasësit raportohet se punon si një taksist ndërsa nëna e tij punon në një qendër tregtare. /Insajderi.com