Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi është kandidati potencial për ta zënë vendin e Thomas Tuchelit te Bayern Munich.
Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg raporton se De Zerbi është në listën e ngushtë dhe kandidati potencial për t’u ulur në stolin e kampionëve aktual në Bundesliga.
De Zerbi mund të ulët në stolin e “Bavarezëve” vetëm nëse dështon marrëveshja me Xabi Alonson, trajneri spanjoll i cili po shkëlqen me Bayer Leverkusenin.
Kujtojmë që De Zerbi po “korrë” suksese me Brightonin dhe ka rënë në sytë e gjigantëve të mëdhenj me lojën e bukur të futbollit.
Trajneri italian te klubi nga Premier League shkoi pas largimit të Graham Potterit drejt Chelseat.