×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Zbulohet kisha 700-vjeçare në Lezhë

    Insajderi
    30 September 2016 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbulohet një kishë rreth 700-vjeçare në fshatin Gjazuj, në Ungrej të Lezhës.

    Kisha është zbuluar gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës së fshatit. Historianët thonë se, zbulimet në fjalë i përkasin një objekti religjioz të Krishterë dhe një rezidence feudale të Gazullorëve si pjesë integrale e një vendbanimi të mirëfilltë mesjetar ku jeta është zhvilluar duke nisur që nga fund shek.XIII-të e deri në fillim të shek.XVII-të kur ky fshat mesjetar kishte përmasat e një qyteze karakteristike arbnore.

    Gjithashtu pranë këtyre strukturave murale janë zbuluar edhe disa objekte te tjera si; qeramike masive por edhe ajo e stilizuar, kocka -gozhda artizanale te përmasave dhe funksioneve te ndryshme, shkruan KultPlus.

    Banorët tregojnë se me këtë zbulim, historia nxjerr të vërtetën e madhe, rrënjët e krishtërimit që janë ruajtur fort në zonën që i përket 100% besimit katolik.

    Pak më tutje ndodhet edhe Kroi i Shën Ilisë, një krua që ende sot ka ujë dhe përdorej edhe para 700 vitesh si burim jo vetën nga kisha por edhe nga dhjetra familje.

    Historianë dhe arkeologë apelojnë që punimet të ndalen dhe puna të nise më zbulimet e hershme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark