Manchester United thuhet se ka shpenzuar shumë para për të shkarkuar trajnerin Erik ten Hag dhe për të emëruar Ruben Amorim në vend të tij para disa javësh.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, Manchester United ka shpenzuar gjithsej 21.4 milionë funte apo 25.7 milionë euro për ndryshimet e fundit në menaxhim.
Klubi thuhet se ka paguar 10.4 milionë funte (12.5 milionë euro) për t’u ndarë me Erik ten Hag dhe stafin e tij stërvitor.
Pas kësaj, Man United emëroi Ruben Amorim dhe ekipin e tij, me koston e emërimit të ri në 11 milionë funte (13.2 milionë euro).
Djajtë e Kuq i janë nënshtruar një sërë menaxherësh që kur Sir Alex Ferguson u tërhoq në vitin 2013.
Amorim është bërë trajneri i 10-të i tyre në krye të ekipit në 11 vitet e fundit.
🚨 Erik ten Hag's departure cost Manchester United £10.4m, including compensation for other departing staff members.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) November 27, 2024
Ruben Amorim and his staff cost #MUFC £11m, according to Manchester United's latest financial report. pic.twitter.com/yNdQWcyZzF