
Arkeologët në Meksikë para do kohe zbuluan një objekt në formë cilindrike në muret e së cilës janë përfshirë afër 700 kafka njerëzish, ndërsa bëhet fjalë për zbulim që imponon çështjen mbi kulturën e civilizimit Astek në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
E ashtuquajtura “Kulla e kafkave” është gjetur në afërsi të tempullit Templo Mayor, një nga tempujt më të mëdhenj në kryeqendrën Asteke, Tenochtitlan, Meksiko Stiti i sotëm.
Arkeologët konsiderojnë se bëhet fjalë për kafka të luftëtarëve Astek, por edhe vet arkeologët janë të befasuar nga fakti se nuk bëhet fjalë vetëm për kafka të burrave, por edhe të grave dhe fëmijëve. Kjo është shenja e parë se në atë epokë në luftime kanë marrë pjesë edhe gra dhe fëmijë.
“EL Chapo” kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publikë (I)