I shkruar në latinisht në pergamenë, teksti ishte djegur së bashku me monedhat e arta të bazën e obeliskut të Mussolinit në kompleksin sportiv “Foro Italico” në Romë. Ai është thjesht një vlerësim lavdërues për rritjen e fashizmit dhe bëmat e Mussolinit.
Ekzistenca e këtij teksti është zbuluar nga dy nxënës shkolle. Betiina Reitz-Joosse dhe Han Lamers janë të parët që kanë përkthyer dhe studiuar në detaje “Codex Fori Mussolini”, që, pavarësisht se është djegur në bazën e monumentit 300 tonësh, ngritur për të treguar fuqinë e fashizmit, kur ai u shemb në vitin 1932, në pjesën më të madhe të tij ishte harruar pas ndërhyrjeve ndër dekada.
Ata bashkuan atë që besonin se ishte një version i saktë i tekstit, që mbetet sërish i paarritshëm në bazën e obeliskut, nga tre burime të panjohura të gjetura në bibliotekat dhe arkivat e Romës.
“Teksti nuk drejtohej për bashkëkohësit e asaj periudhe”, thotë Dr. Reitz-Joosse, e cila punon në Universitetin e Groningenit. “Obelisku ka qenë një spektakël madhor, por ekzistenca e tekstit nuk ishte raportuar ndonjëherë. Ai i referohej audiencës së një të ardhmeje të largët”.
Në atë kohë, fashistët kishin bërë një numër të konsiderueshëm zbulimesh arkeologjike nga Perandoria Romake, shpjegon ajo. “E teksa fashistët gërmonin nëpër rrënoja, ata menduan të krijonin edhe llogarinë e tyre të autorizuar të veprave të tyre, për gjeneratat e ardhshme”.
Ajo që e shoqëronte tekstin ishte një medalje që përshkruante fjalë për fjalë Mussolinin si “të veshur me një lëkurë luani mbi kokën e tij”. Për epokën e Rilindjes nuk ka qenë e pazakontë që medaljet të vendoseshin nën obelisqe, shpjegojnë kërkuesit. Por zbulimin e një teksti të gjatë dhe të detajuar, ata e quajnë si të paprecedentë.
Por pse në latinisht? Dr Reitz-Joosse thotë se autori ka përzgjedhur të përdorë një gjuhë të së kaluarës, që të mund të kishte lidhje mes Perandorisë Romake dhe rritjes së fashizmit. Më tej ajo shton se fashistët ishin duke u përpjekur ta rikthenin latinishten si një gjuhë ndërkombëtare të fashizmit, edhe pse këto plane nuk patën sukses.
Ironia e këtij teksti është se, zbulimi i tij ishte parashikuar të ndodhte në momentin e rrëzimit të obeliskut, e sigurisht edhe rënies së fashizmit. Po, fashistët – sipas saj, – e kishin planifikuar edhe vet rrëzimin e tyre. Por dokumenti nuk shërben tashmë për qëllimin e tij origjinal, atë të kumbimit të fashizmit në të ardhmen.
“Teksti është ende atje dhe ne nuk mundet të shkojmë. Ajo çfarë mund të bëjmë është ta studiojmë tekstin dhe të analizojmë strategjinë e saj manipulative. Duhet më shumë ta kthejmë në problem tekstin, sesa ta lejojmë atë të përçojë mesazhin në mënyrë të papenguar”.