Ilir Meta jeton prej kohësh në një hotel luksoz me pesë yje, në një prej zonave më të “privilegjuara” të Tiranës.
Lajmi i publikuar fillimisht nga Voxnews.al u konfirmuar dje nga vetë Meta, i cili shpërndau pamjet nga ky hotel që ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë.
Që në orët e para të mëngjesit, teksa përgatitej për Konventën e Partisë së Lirisë, Meta ndau pamjet nga hoteli teksa shfaqej me veshje shtëpie.
Meta është larguar nga apartamenti ku jetonte me Kryemadhin dhe fëmijët. Vetë Kryemadhi tha se jeton në apartamentin që është në emër të nënës së saj, apartament ky që ka qenë edhe pjesë e kontrollit nga agjentët e SPAK
Hoteli i Lul Morinës
Prapaskena mëson se Meta po fle te hotel Radisson, në pronësi të Juljan Morinës, një prej bosëve të pastrimit të parave të pista në Shqipëri, referuar disa investigimeve mediatike, por i skeduar për ndërtime pa leje. Si për ironi, Ilir Meta po hetohet nga SPAK pikërisht për pastrim parash.
Me këtë rast, duke mbajtur nën monitorim Metën, agjentëve të BKH ndoshta u shkon në mendje për të hapur letrat se cili është burimi i parave me të cilin është ndërtuar ky hotel, si është siguruat toka mbi të cilin është ndërtuar etj.
Lidhja e dyshimtë e Metës me Lul Morinën
Lul Morina është pjesë e aktivitetit të dyshimtë në Shqipëri të vëllezërve indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.
Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë qindra milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.
Dy vëllezërit indianë gjetën strehë në Shqipëri, ndërsa u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta, në vitin 2018, kur ishte President, brenda një dite, ndonëse drejtësia indiane i kërkonte në të gjithë botën për pastrim parash.
Para se Ilir Meta t’i pajiste me nënshtetësi VIP dy mashtruesit indianë, Lul Morina po bënte biznes me ta. Vetëm SPAK mund të hapë dosjen se si Meta u dha nënshtetësi VIP brenda një dite duke përdorur pushtetin si President, kush ndërhyri, sa para ka marrë etj.
Dy vëllezërit kanëkrijuar në vitin 2017 dy kompani ndërtimi “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate&Investment”, ndërsa dhjetor 2018 hynë në ortakëri me 50 % të aksioneve me Lul Morinën, në kompaninë “DRYMADES DREAM”, e cila mes aseteve ka edhe resortin e njohur “DRYMADES DREAM” në Dhërmi.
Dy vëllezërit blenë 50 % të aksioneve për 100 mijë euro. Tre muaj më pas, Lul Morina i merr sërish 50 % të aksioneve, përmes kompanisë ‘Rinia 04’, duke u dhënë dy vëllezërve indianë një apartament në Vlorë.
Dyshohet se më këto lëvizje janë pastruar miliina euro, ndërsa Meta mund të ketë marrë pjesën e tij.
Skandali i pajisjes me nënshtetësi
Në Shqipëri mund të hysh si shtetas i huaj dhe brenda ditës bëhesh shqiptar, madje si person VIP, me kushtin që duhet të kesh një lidhje me Ilir Metën, i cili kur ishte president nuk ka lënë mashtrues, grabitës dhe figura të korrupsionit pa i pajisur me nështetësi VIP.
Ky privilegj i është dhënë edhe shtetasit Nitin Sandesara, që nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi të ketë marrë pasaportën shqiptare brenda pak orëve.
Ky konkluzion rezultoi nga hetimet paraprake të nisura mbi dyshimet se, zyrtarë të institucioneve kanë shpërdoruar detyrën për mënyrën sesi kanë pajisur me pasaportë shqiptare 3 shtetasit indianë, Nitin Sandesara, Chetankumar Sandesara dhe Ditpiben Sandesara.
Nitin Sandesara, pronari i kompanisë farmaceutike që përgjatë 3 viteve ka përvetësuar në Indi gati një miliard dollarë, rezulton të ketë hyrë në vendin tonë në datën 6 shkurt 2018, në orën 13, dhe pikërisht atë ditë ai ka marrë edhe pasaportën shqiptare.
Në kohën që kërkohej në vendin e tij, ai hyn përmes Aeroportit të Rinasit si shtetas indian, qëndron një javë në Tiranë dhe më tej largohet me të njëjtën shtetësi, për t’u rikthyer një vit më vonë, kësaj radhe duke iu treguar autoriteteve në Rinas pasaportën shqiptare.
Ndërkohë, i vëllai i tij Chenatkumar Sandesara kishte hyrë në dhjetor të vitit 2017, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë se kur ka hyrë në Shqipëri, Diptin Sandesara, gruaja e njërit prej dy vëllezërve që kërkoheshin në vendin e tyre për skandalin financiar të mashtrimit, por që ndërkohë në Shqipëri jo vetëm kishin marrë pasaporta, por njëri prej tyre kishte marrë edhe mandatin e Konsullit të Nderit në Nigeri.
Ka gjasa që Prokuroria e Tiranës e ka mbyllur këtë dosje siç bën zakonisht. Ftojmë SPAK-un që të administrojë këtë dosje për të parë rolin e Ilir Metës dhe të ish pushtetarëve të tjerë, të cilët kanë përdorur pushtetin dhe kanë cenuar interesin kombëtar, duke u shitur pasaportën shqiptarëve brenda ditës mashtruesve indianë në shkelje flagrante të ligjeve.