×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet lista e shtatë lojtarëve që Man Utd pritet t’i largojë nga ekipi këtë verë

    Insajderi
    23 July 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United mund t’i largojë nga ekipi hiq më pak se shtatë lojtarë duke përfshirë këtu emra si Antony dhe Jadon Sancho.

    ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë tashmë dy blerje të rëndësishme në ekipin e tyre gjatë këtij afati kalimtar veror, duke transferuar Joshua Zirkzeen nga Bologna dhe qendërmbrojtësin Leny Yoro nga Lille për një shumë të kombinuar prej 88 milionë eurosh.

    Sidoqoftë, ESPN ka raportuar se Erik ten Hag mund të bëjë të paktën edhe tri prurje të reja në mesfushë, mbrojtje dhe në krah të mbrojtjes.

    Raportimi shton tutje se Unitedi mbetet i interesuar për mbrojtësin e Bayern Munichut, Matthijs de Ligt.

    Në të njëjtën kohë, Manuel Ugarte i PSG-së është gjithashtu i lidhur ngushtë me një transferim në ‘Old Trafford’.

    Për të financuar transferimet e reja, gjiganti anglez pritet që të largojë nga ekipi të paktën shtatë lojtarë, aty ku përfshihen emra si Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka, Christian Eriksen, Harry Maguire, Scott McTominay, Antony dhe Jadon Sancho,

    Kampioni në fuqi i FA CUP tashmë ka konsideruar mundësinë e ofrimit të Jadon Sanchos tek PSG-ja të cilët po synojnë të gjejnë një zëvendësues për Kylian Mbappen i cili u transferua tek Real Madridi.

    Të besuarit e Ten Hag do të rikthehen në aksion të shtunën e ardhshme, aty ku do të përballen me Arsenalin në një ndeshje miqësore në Amerikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark