Zbulohet më në fund enterieri i “veturës shqiptare” Illyrian TSX - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Zbulohet më në fund enterieri i “veturës shqiptare” Illyrian TSX

    Insajderi
    01 February 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrera Automobili më në fund ka zbuluar enterierin e veturës së parë shqiptare, Illyrian TSX me disa imazhe të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

    Illyrian TSX e cila hyn në kategorinë e hiper-makinave, u prezantua një javë më parë në ekspozitën e TREDITECH në Torino të Italisë, transmeton Telegrafi.

    Tani më në fund u zbulua edhe brendësia e veturës së projektuar nga sipërmarrësi shqiptar, Qëndrim Thaçi.

    Duke qenë se vetë Illyrian TSX hyn në variantin e hiper-makinave, nuk është për t’u habitur që sediljet janë të dizajnuara për t’u “ngjasuar makinave të garave”.

    Hiper-makina ka dy ekrane në pjesën e përparme, derisa në pjesën mbrapa të pasagjerëve kemi vërejtur së paku një ekran.

    Ajo që bie në sy më së shumti është timoni i kësaj veture, i cili është i stilit gjysmë-yoke, një timon të cilin e kemi parë në modelet e Tesla-s.

    Natyrisht edhe “logoja krenare” që simbolizon shqiponjën e flamurit të Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark