×
  • Lajme
  • Aktuale

    Zbulohen militantët e punësuar ne Shërbimin Korrektues, ministrja Haxhiu: Për herë të parë komisioni ishte i pa ndikuar nga politika

    Insajderi
    07 April 2022 - 00:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për punësimet e militantëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Pas linçimit të Insajderit nga zyrtarët e partisë së pushtetit dhe debateve të shumta ne lidhje me hulumtimet e gazetës, nuk është vonuar edhe reagimi i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Lexo edhe:

    Sipas saj, “Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues.”

    Në reagimin e saj ministrja Haxhiu ka deklaruar se “Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.”, përcjellë Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Duke thënë se “Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar!”, ministrja Haxhiu ka deklaruar se “Njësoj do të ndodhë edhe në të gjitha proceset tjera”

    Lexo edhe:

    Shkrimi i Plotë:

    “Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.

    Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla.

    Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.

    Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me të gjitha konkurset e tjera.

    Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark