Zbulohet mozaiku 2 mijë e 400 vjeçar me moton: Jini të lumtur, shijojeni jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet mozaiku 2 mijë e 400 vjeçar me moton: Jini të lumtur, shijojeni jetën

    Insajderi
    24 April 2016 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mozaiku shpërfaqë një skelet i mbështetur teksa shijon një verë së bashku me një copë bukë mbi të cilin shkruhet motoja në gjuhën greke që po habit arkeologët dhe studiuesit e lashtësisë.

    Arkeologët në Truqi kanë zbuluar një seri të mozaikëve afro 3 mijë vjet të vjetër që janë unik në lashtësinë greke.

    Mozaikët që janë shfrytëzuar si pllaka të gravuara, janë zbuluar në provincën Hataj në kufirin turko-sirian dhe më së shumti ka ngjallur interesim mozaiku që ka edhe thanin “Jini të lumtur, shijojeni jetën”.

    Arkeologët besojnë se mozaiku ka qenë i vendosur në ndonjë dhomë të ngrënies në një shtëpi të njerëzve shumë të pasur.

    Sipas arkeologut Demet Kara, mozaiku i përket qytetit greko-romak të Antiokisë.

    “Kjo tregon për një jetesë jashtëzakonisht ndryshe të disa familjeve para 2 mijë e 400 vjetëve dhe përparimit social”, ka thënë arkeologu.

    Qyteti antik i Antiokisë është krijuar në shekullin e 3-të dhe besohet të ketë qenë vendi i parë ku pasuesit e Jezusit i ishin referuar si të krishterë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark