×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Zbulohet mozaiku i rrallë mbi 2000 vjeçar në Durrës

    Insajderi
    01 October 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mozaiku i Meandrit, ose diellit në lëvizje që ka një sipërfaqe prej afro 7m2 së bashku me rrënojat u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë, në fund të vitit 2015.

    Një destinacion i ri arkeologjik i shtohet qytetit antik të Durrësit, duke zgjeruar numrin e objekteve të vizitueshme që dëshmojnë historinë dhe kulturën e lashtë të tij.

    Mozaiku i Meandrit, simbolit mitologjik të diellit që shprehet në formën e kryqit të thyer, është bërë i vizitueshëm për të gjithë turistët e huaj dhe vendas në Ditën e Trashëgimisë Kulturore. Një dekadë më parë, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një pallati në lagjen nr. 11 të qytetit dolën në dritë rrënojat e një lagjeje antike.

    Mozaiku i rrallë bardhezi, që i përket shek. I-II të erës sonë, ka qenë pjesë e një vile banimi, shkruan KultPlus.

    Sipas arkeologëve, në rrënojat e kësaj lagjeje antike që është e hapur për publikun përplasen disa periudha kohore, duke nisur nga ajo helenistike, romake dhe deri bizantine.

    ‘Këtë vit i shtohet një destinacion i ri arkeologjik qytetit të Durrësit dhe kjo është mozaiku i meandrit. Ai i përket shekullit të dytë të erës sonë, i përket një vile romake dhe përveç mozaikut ka edhe rrënoja që nga periudha helene deri në shekullin e 5 dhe të 6 dhe këtu i shohim të gjitha këto shtresëzime” tha Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Durrës.

    Mozaiku i Meandrit, ose diellit në lëvizje që ka një sipërfaqe prej afro 7m2 së bashku me rrënojat u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë, në fund të vitit 2015.

    Ky simbol antik i diellit, në shekullin XX u përdor gjerësisht nga Hitleri i cili e shndërroi në simbol të identitetit arian dhe të nazizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark