
Një laboratorë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia e Gjirokastrës. Gjatë kontrollit në hapsirën e marrë me qira u konstatuan 6 dhoma në katin e parë të laboratorit të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.
Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë me lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llamba si dhe pajisje të tjera ndihmëse, njofton Oranews.tv.
Operacioni i quajtur “Aspiratori” përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike, por jo arrestimin e autorëve. Policia e Shtetit thotë se ka shpallur në kërkim vëllezërit me iniciale T.V, 38 vjeç dhe H.V, 47—vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjithashtu nga policia është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.Ky është rasti i dytë pas atij të ditës së djeshme, ku një banor nga Lazarati u arrestua, pasi shfrytëzonte një ndërtesë industriale për kultivimin e lënëve narkotike./Insajderi.com