Zbulohet një shpellë gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup - Insajderi
×
Kulturë

Zbulohet një shpellë gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup

Insajderi
29 September 2017 - 09:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi”, ka njoftuar se dje, më 28 shtator 2017, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania “Bechtel Enka”, hasi në një shpellë, raporton RTK.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera, si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon, andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit”Gjethi”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark