Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar orarin e plotë të gjashtë ndeshjeve që do t’i zhvillojë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Të enjten u hodh shorti për Ligën e Kombeve 2024, ku Dardanët u shortuan në grup me Rumaninë, Qipron dhe njërën mes Lituanisë ose Gjibraltarit
Dardanët ndeshjen e parë do të zhvillojnë si vendas ndaj Rumanisë, me datë 6 shtator me fillim nga ora 20:45, raporton Insajderi.
E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45
Kosovë – Rumani
E hënë, 9 shtator 2024, 20:45
Qipro – Kosovë
E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00
Lituani/Gjibraltar – Kosovë
E martë, 15 tetor 2024, 20:45
Kosovë – Qipro
E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45
Rumani – Kosovë
E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45
Kosovë – Lituani/Gjibraltar