Zbulohet parcela e kanabisit, arrestohen 2 shqiptarë dhe një serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet parcela e kanabisit, arrestohen 2 shqiptarë dhe një serb

    Insajderi
    25 July 2022 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy emigrantë shqiptarë dhe një serb kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur duke kultivuara bimë narkotike kanabis në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë.

    Mediet greke raportojnë se tre emigrantët janë anëtarë të një grupi kriminal aktiv në kultivimin e bimëve narkotike, përpunimin dhe trafikimin e kanabisit.

    Sipas policisë të arrestuarit kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh me pompë vaditëse për drogën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark