Një akt që mund të jetë dukur krejt i pakuptimtë nga ana e një sektori të tifozëve kroat gjatë ndeshjes Kroaci-Çeki, në fakt ishte një protest krejtësisht e planifikuar më parë kundër Federatës së Futbollit Kroat.
Kroacia është një nga skuadrat më të mira të këtij evropiani, madje edhe ndeshjen e dytë të grupit kroatët po e fitonin derisa dy minuta para fundit tifozët e tyrë filluan të hedhin fishekzjarre në fushën e lojës edhe pse rezultati ishte 2-1 në të mirë të tyre.
Megjithatë, protesta e një pjese të tifozëve kroat ishte e planifikuar kundët ish-drejtorit të skuadrës më të madhe kroate Dinamo Zagreb, Zdravko Mamiç, raporton Insajderi.
Tifozët e Dinamo Zagreb kanë një histori të gjatë urrejtjeje ndaj Mamiçit, i cili është arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për shkak të shmangies ndaj taksave dhe parregullsive në disa transferime, shkruan Goal.com.
Ai akuzohet për parregullsi dhe shmangie të taksave në transferimin e Luka Modriç tek Tottenham dhe Dejan Lovren tek Lyon, rreth 5 vjet më parë. /Insajderi.com