Mehemed Vukaliq, portieri i gjimnazit Sanski Most, është dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ky institucion shëndetësor ka thënë se është e parakohshme të jepet ndonjë parashikim për gjendjen e tij.
Ndërkohë mediat kanë publikuar fotot e tij teksa policia po mbledh ende të gjitha detajet e tmerrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krajinë.
Vukaliq, mëngjesin e sotëm ka hyrë i armatosur me automatik në gjimnazin Sanski Most dhe ka vrarë drejtorin Nijaz Haliloviq, profesoren Gordana Midzan dhe sekretaren Nisveta Kljuniq.
Sipas informacioneve jozyrtare, Vukaliqi ka pasur mosmarrëveshje me personat që i ka vrarë brutalisht.
Gjegjësisht, ata ishin anëtarë të komisionit që së fundi e suspendoi. /Oslobodjenje