Ka marrë fund para pak orësh edhe misteri mbi skandalin që ndodhi në Oscars.
Brian Cullinan është fajtori. Pjesë e PWC, ai ka marrë përgjegjësinë se ka gabuar në zarfe dhe kësisoj çmimi i madh i natës ka shkuar për pak sekonda për filmin e gabuar.
“Cullinan ka dorëzuar zarfin e aktores më të mirë në vend se të dorëzojë zarfin për filmin më të mirë, drejt moderatorëve Warren Beatty dhe Faye Dunaway” ka dhënë shpjegim kompania PWC nga ceremonia Oscars. /Insajderi.com