Lionel Messi ngriti shumë pikëpyetje me festën e tij pasi shënoi një gol ndaj Holandës në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.
Sipas disa personave, Messi është tallur me trajnerin e kombëtares holandeze, Louis van Gaal pas penalltive dhe tani më në fund është zbuluar pse e bëri këtë.
Në emisionin “Kapitenët”, sezoni i ri i të cilit transmetohet në Netflix, u zbulua sfondi i festës së pabesueshme të Messit.
“Përveç komenteve të Van Gaalit, diçka tjetër e shqetësonte Messin. Njëzet vjet më parë, holandezi pothuajse shkatërroi karrierën e idhullit të Messit, Juan Roman Riquelme”.
“Ai nuk e linte të luante për Barcelonën dhe sa herë që Riquelme shënonte gol për katalanasit, ai festoi duke tallur Van Gaalin. Messi nuk ia harroi kurrë këtë holandezit”, thuhet në emision, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se argjentinasit mundën holandezët pas gjuajtjeve më të sakta të penalltive, pas së cilës mundën Kroacinë në gjysmëfinale dhe Francën në finale.