Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    16 February 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u futën disa banorë të rinj, mes tyre edhe këngëtari Floriani, i njohur me nofkën Kelly.

    Ndërkohë që hyrja e tij ka tërhequr vëmendjen, ajo ka ngritur edhe disa pikëpyetje për një lidhje të mundshme me një emër që, megjithëse nuk është pjesë e formatit, po komentohet shumë jashtë shtëpisë – Xhenetën.

    Fansat kanë vënë re se Kelly dhe Xheneta kanë bashkëpunuar më parë, pasi modelja ishte protagonistja e një prej videoklipeve të tij të publikuar gjatë verës, në bashkëpunim me Stiv Bokën.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Kjo ka ngritur spekulime mbi marrëdhënien e tyre dhe nëse miqësia e tyre do të ketë ndonjë ndikim në strategjinë e Kelly-t brenda shtëpisë.

    Një aspekt tjetër që e bën këtë hyrje edhe më interesante është raporti mes Xhenetës dhe Gjestit.


    Ky i fundit është shprehur i zhgënjyer nga modelja, sidomos pas një deklarate të saj në FanClub, ku u shpreh se kishte menduar që Gjesti “do ta priste jashtë”.

    Tashmë, pritet të shihet nëse Kelly do të afrohet me Gjestin apo nëse miqësia e tij me Xhenetën do të ndikojë në dinamikat e lojës brenda shtëpisë.

    Ndërkohë, ndjekësit janë në pritje të zhvillimeve të reja që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark