Zbulohet rrjeti i mashtruesve të Call Center, këto janë dëmet e shkaktuara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zbulohet rrjeti i mashtruesve të Call Center, këto janë dëmet e shkaktuara

    Insajderi
    27 July 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbajti mëngjesin e kësaj të enjteje një konferencë për media, ku në krah të homologëve italianë, njoftuan goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin online të qytetarëve italianë.

    Call-Center-i lokalizuar në Tiranë, në rrugën Dritan Hoxha, dyshohet se u ka marrë personave të dëmtuar në Itali një shumë që shkon deri në 4.7 milionë euro.

    SPAK njofton se si pasojë e operacionit janë lëshuar gjithsej 14 urdhër arreste. Ndërkohë që bëhet me dije se hetimi i cili zbardhi skemën mashtruese ka ardhur si pasojë e 140 kallëzimeve të bëra në Itali nga personat e dëmtuar.

    “Ju kemi ftuar për t’ju vënë me dije lidhur me aksionin mes SPAK, u bë e mundur nxjerrja e 14 masave të sigurisë të një grupi. 4 masa janë të “arrestit shtëpiak” ndaj anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e shitjeve online.

    Janë regjistruar 140 kallëzime, të personave të dëmtuar në Itali, shuma e parave të personave të dëmtuar shkon deri në 4 milionë e 700 mijë euro. Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi në stacionin e policisë në Pordenone. Verifikimet kanë nxjerrë skemën e mashtrimit ku viktimat kontaktoheshin të investonin nëpërmje telefonit dhe bindeshin personat të investonin në shifra të vogla, duke u premtuar se nuk do humbisnin më dhe do pasuroheshin shpejt. Disa viktima shihnin si trefishoheshin shumat e tyre të investuara në platformat e rreme online, duke i shtyrë të investonin akoma më shumë”, njoftoi SPAK./euronews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark