Për të shënuar ditëlindjen e 88 të akademikut Ali Hadri, është zbuluar sot shtatorja e tij para objektit të ri të bibliotekës kombëtare në Prishtinë.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, që mori pjesë në këtë cermoni, e vlerësoi lart Hadrin duke thënë se ai është meritor për këtë shtatore.
Ali Hadri ka qenë historian i cili në vitin 1970 ishte shqiptari i parë që mbrojti doktoraturën në Fakultein Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Ai ishte drejtori i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku punoi derisa organet e pushtetit të atëhershëm e shkarkuan nga detyra, për shkak të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratat e vitit 1981, të cilat i mbrojti me përkushtim, me forcën e argumentit dhe me guximin e një atdhetari të rrallë./Insajderi