Policia meksikane ka zbuluar një tunel 7 metra të thellë nën tokë, nga i cili transportohej drogë nga Meksika në SHBA.
Tuneli niste nga një ndërtesë në qytetin kufitar të Tijuana-s dhe mbërrinte në Shtetet e Bashkuara.
Tuneli i gjatë 514 metra kishte mjete ventilimi dhe ndriçimi dhe gjithashtu ishte i pajisur me shina që përdoreshin për të shtyrë karrocat me drogë nga San Diego në anën tjetër.
Hyrja e tunelit ndodhej pranë një kompanie për bërjen e shisheve, pranë Aeroportit Ndërkombëtar AL Rodrgiuez në Tijuana.
Tuneli në Meksikë lidhej me një shtëpi që mbante sasi të mëdha droge. Aty u sekuestruan 2.2 ton marijuanë në 371 pako, lajmëroi policia meksikane.