Një ekip ndërkombëtar i kërkimeve ka zbuluar një lokacion të një tuneli legjendar të burgosurve çifutë i bërë gjatë Luftës së dytë Botërore.
Sipas The Independent, tuneli gjendet në natyrën lituane dhe është i tëri i gërryer me lugë nga çifutët të cilët po mundoheshin të arratiseshin nga kampet naziste.
Në këtë lokacion gjatë okupimit nazist, u vranë njëqind mijë njerëz duke përfshirë shtatëdhjetë mijë çifutë.
Tuneli është i gjatë 34 metra, derisa mësohet se ai është gërmuar nga shumë hebrenj që ishin të burgosur. Në kamp kishte më shumë se 100 mijë hebrenj.
Këtë tunel e kishte zbuluar në vitin 2004 një lituanez, i cili më pas kishte informuar arkeologë dhe historianë të cilët më pas e kanë vështruar nga afër dhe kanë nxjerrë fakte të reja rreth këtij tuneli të kohës naziste. /Insajderi.com