Zbythet Kurti- E kupton më në fund se çka është presioni ndërkombëtar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Zbythet Kurti- E kupton më në fund se çka është presioni ndërkombëtar

    Insajderi
    23 November 2022 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ia humbi Kosovës disa muaj duke dhënë deklarata pompoze për dinjitet e sovranitet. Rrezikoi raportet me SHBA’në për shkak te deklaratave të tij të pamatura. Por, kur negociatat për targa po shkonin drejt fundit ai është zhdukur nga skena.

    Në kundërshtim me deklaratat e tij, Qeveria Kurti ka pranuar marrëveshjen për shtyrje të zbatimit për targa. Kurti është zbythur dhe është zhdukur pas presionit të madh ndërkombëtar. Ai tashmë e ka kuptuar se çka i bie saktësisht të jesh kryeministër nën presion të ndërkombëtarëve.

    Në një deklaratë të vitit 2020, kryeministri Kurti kishte thënë se është kureshtar të dijë se si duke presioni pasi sipas tij nuk ka trysni mbi të.

    “Nuk ka trysni mbi mua. Nuk ka presion mbi mua. Ata që kanë përjetuar trysni duhet ta tregojnë se si duket ajo trysni, por edhe më tutje jam kurreshtar të kuptojë se si duket ajo trysni. Po ka mundësi që kur nuk je i korruptuar e nuk mund të të shantazhojnë, nuk e përjeton as trysninë”, thoshte Kurti në vitin 2020.

    Madje një gjendje deri diku relaksi, shefi i qeverisë kosovare e shfaqi edhe të dielën para gazetarëve 12 orë para fillimit të reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

    Por vetëm 8 orë pas e 4 para hyrjes në fuqi, situata në veri të Kosovës u acarua e ndryshoi ashtu sikur edhe qëndrimi i Kurtit.

    E veç 5 minuta para se të nis zbatimi, Qeveria që drejton Kurti, shtyu vendimin për 1 muaj pas kërkesës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

    Këtë gatishmëri shefi ekzekutivit tha të hënë se e shprehi më qëllim që të qetësohet situata në veri, për çka tha se kontribuoi edhe kryediplomati amerikan në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark