Zëdhënësi i AAK-së i reagon Dimal Bashës: Më është dhimbsur gjithë, sa i padijshëm është – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i AAK-së i reagon Dimal Bashës: Më është dhimbsur gjithë, sa i padijshëm është

    Insajderi
    16 August 2023 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pasi ky i fundit sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn lidhur me autostradën Kijevë – Zahaç.

    Në postimin e tij në Facebook, ai ka thënë se gjithmonë i “është dhimbsur” Basha, derisa e ka quajtur të padijshëm.

    Xhemaili është shprehur se Basha nuk e di që kostot e projekteve nuk i rrit e as nuk i zvogëlon kryeministri.

    “Por meqë po shitet si shumë i ditur, le t’i japë edhe disa përgjigje të tjera; për Martinin psh, ose për Nagipin, ose për Rozetën, ose për atë farë matrapazin e miellit, ose për “nanat në livadh”.”, ka thënë Xhemaili.

    Ky është postimi i tij:

    Gjithmonë më është dhimbsur qeky farë Dimali, bile edhe atëherë kur e tallnin edhe në baza raciste. Po më dhimset edhe sot, po sa i padijshëm është! Duke dashur të kundërsulmojë, e akuzon Haradinajn se e paska rritur koston e rrugës për Zahaq. I shkreti paska ra edhe më poshtë, duke mos e ditur se Kryeministri nuk i rritë e as nuk i zvogëlon kostot e projekteve. Këtë punë e bëjnë disa njerëz të tjerë dhe këtë do të duhej ta dinte ky farë deputeti aksidental.

    Por meqë po shitet si shumë i ditur, le t’i japë edhe disa përgjigje të tjera; për Martinin psh, ose për Nagipin, ose për Rozetën, ose për atë farë matrapazin e miellit, ose për “nanat në livadh”.

    Gabimet e të tjerëve janë shumë të vogla për me i mbulu megaskandalet e juaja o Dimal, po rri qaty e merre qat rrogë “mufte”!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark