Zëdhënësi i AAK-së reagon për lirimin e Teodosijeviç: A u lirua në kuadër të marrëveshjes Kurti-Vuçiq? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i AAK-së reagon për lirimin e Teodosijeviç: A u lirua në kuadër të marrëveshjes Kurti-Vuçiq?

    Insajderi
    12 July 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër pasi Gjykata Supreme e liroi nga të gjitha akuzat ish-ministrin nga Lista Serbe, Ivan Teodosijeviç.

    Xhemaili ka thënë se lirimi i serbit që kishte mohuar masakrën e Reçakut, është pjesë e pakos së kapitullimit të Kurtit ndaj Serbisë.

    “Lajm i tmerrshëm lirimi i ish-ministrit të Listës Serbe Teodosijeviç për mohimin e masakrës së Reçakut. Ministri që u shkarkua nga Kryeministri Haradinaj sepse e mohoi Reçakun, sot u lirua nga dënimi”.

    “A lidhet edhe ky lirim i mohuesit të Reçakut me zbrapsjen e Albinit ndaj Serbisë përmes piunit Bislimi? A është pjesë e pakos së kapitulimit të Kurtit ndaj Serbisë?”, është shprehur Xhemaili.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark