×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i AAK’së i kundërpërgjigjet Zybës, thotë se statusi s’ishte për Kurtin por për strukturat kriminale

    Insajderi
    14 August 2024 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, lidhur me një reagim të mbrëmshëm për një shkrim të kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt.

    Xhemaili ka thënë se Zyba “qekaq din, qekaq po flet” dhe se e ka implikuar pa nevojë kryeministrin Albin Kurti në shkrimin e Haradinajt. Sipas tij, kur Haradinaj ka thënë se ata që rrezikojnë ushtarët amerikanë janë armiq të Kosovës, fjalën e ka pasur për struktura kriminale, shkruan Insajderi.

    “Salih Zyba e paska identifikuar kush po i rrezikon ushtarët amerikanë! Ai, sipas Zybës, qenka Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës! Ramush Haradinaj ka thënë që “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë do të trajtohet si armik i Kosovës””, ka shkruar Xhemaili.

    “Hajt Salih hajt. Qekaq din, qekaq po flet! Por, me këtë çoroditje, ti e implikove Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë në diçka fort të keqe për Kosovën!  Është e qartë që Haradinaj ne statusin e tij, e ka pasur fjalën për strukturat kriminale.  Por, si Zyba e paska parë Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë aty, veç ai duhet ta dijë!”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e tij.

    Zyba mbrëmë ka thënë se shkrimi i Haradinajt duhet parë si kërcënim ndaj Qeverisë dhe Kurtit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark