Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Perparim Kryeziu ka shkruar se Serbia ka shkelur tetë prej neneve të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe një prej neneve të Planit të Zbatimit.
Kryeziu ka shkruar se këto shkelje të Serbisë janë prezantuar nga kryeministri Albin Kurti edhe tek ndërmjetësit në Bruksel në takimin e dy majit.
“Brenda dy javëve pas dakordimit në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjen Bazike, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Kjo është përmbledhja, në gjuhën shqipe, e të gjitha shkeljeve të Serbisë.Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel”, ka shkruar Kryeziu.