Zëdhënësi i Kurtit: Qeveria s’ka të bëjë me serverët e KQZ’së, erdhën donacion nga Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i Kurtit: Qeveria s’ka të bëjë me serverët e KQZ’së, erdhën donacion nga Gjermania

    Insajderi
    12 February 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë Kurti, ka thënë se qeveria nuk ka të bëjë as me serverët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për digjitalizimin e procesit zgjedhor.

    Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion”, ka thënë Kryeziu.

    Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”, ka pretenduar ai.

    Rënia e uebfaqes së KQZ’së nga sistemi është interpretuar si komprometim i procesit të votimit të zgjedhjeve parlamentare. Madje, është kërkuar edhe hetim nga organet kompetente për këtë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark