×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zëdhënësi i Netanyahut dyshohet se ka zbuluar të dhëna sekrete, zbulohen detaje

    Insajderi
    04 November 2024 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eli Feldstein, zëdhënës që punon në Zyrën e Kryeministrit, akuzohet për zbulimin e informacionit top-sekret me implikime të sigurisë kombëtare në mediat evropiane, sipas një vendimi të botuar të dielën në mbrëmje nga kreu i Gjykatës së Magjistraturës Rishon Lezion, Menahem Mizrahi.

    Emrat e tre të dyshuarve të tjerë mbeten të fshehur nga gjykata, por ajo konfirmoi se ata ishin të lidhur me institucionin mbrojtës, raporton Times of Israel, përcjell Insajderi.

    Hetimi filloi pasi u ngritën dyshime të rëndësishme në Shin Bet dhe IDF – përfshirë si rezultat i publikimeve në media – se informacionet sekrete dhe të ndjeshme të inteligjencës u morën nga IDF dhe u publikuan në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar shqetësime për dëmtim serioz për sigurinë kombëtare dhe rrezik për burimet e informacionit”, theksoi gjykata.

    Si rezultat, mund të ishte bërë dëm në aftësinë e organeve të mbrojtjes për të arritur qëllimin e çlirimit të pengjeve [të mbajtur në Gaza]“.

    Netanyahu kishte kërkuar të distancohej nga kjo çështje, pasi që pretendoi se askush nga zyra e tij nuk ishte arrestuar ose nuk ishte nën hetim dhe duke kundërshtuar kritikat. Kryeministri izraelit e kishte minimizuar këtë aferë.

    Megjithatë, sipas shumë mediave, Feldstein ishte shpesh në orbitën e afërt të Netanyahut. Ai shihet përkrah Netanyahut në foto të ndryshme gjatë vitit të kaluar.

    Rasti u bë publik për herë të parë të premten, katër ditë pasi Feldstein u arrestua në një bastisje të policisë herët në mëngjes. Atij i është caktuar masa e paraburgimit të paktën deri të martën, kur është caktuar një seancë tjetër. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark