×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Zëdhënësi i Qeverisë: Bandat kriminale s’mund ta diktojnë mbajtjen e zgjedhjeve në Veri

    Insajderi
    07 December 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë dhe pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë.

    “Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre”, ka thënë Kryeziu.

    Ai ka theksuar se bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike.

    “Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë”, ka theksuar Kryeziu. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark