Zëdhënësi i Trump: S’ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zëdhënësi i Trump: S’ka dëshmi se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale

    Insajderi
    03 January 2017 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    “Mënyra se si mediet kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka ndikuar në zgjedhje. Nuk ka fare dëshmi se ata kanë ndikuar në zgjedhje”, ka thënë Sean Spicer për Fox News.

    Spicer, i cili do të nisë punën si Sekretar për Media i Shtëpisë së Bardh më 20 janar, ka thënë se “hakimi është i gabuar” dhe se “njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë”. Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.

    Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë derisa ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar. Ligjvënësit e të dy partive amerikane i kanë përkrahur këto vendime, shkruan rel.

    Por, Trump rregullisht ka hedhur dyshime mbi akuzat për përfshirjen ruse në këto sulme.

    Përgjatë fundjavës, Trump, i cili tash merr informacione të njëjta sekrete me Obamen, ka thënë se ai “din gjëra që të tjerët nuk i dinë” dhe se ai do i zbulojë këto informacione më 3 apo 4 janar.

    “Ai do të flasë rreth konkludimeve të tij dhe për atë se si mendon ai se qëndrojnë gjërat”, i ka thënë Spicer CNN-së më 2 janar dhe ka shtuar se “ai nuk do të zbulojë asgjë që është sekrete apo që është ndarë në mënyrë sekrete me të”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark