Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka një pyetje për ambasadorin O’Connell - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i Vetëvendosjes ka një pyetje për ambasadorin O’Connell

    Insajderi
    15 August 2016 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i ka sjellë ndër mend ambasadorit britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, për nepotizmin në Partinë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht i ka bërë një pyetje atij.

    “Nuk po e kuptoj nëse ambasadori britanik e di këtë hipokrizi, apo thjeshtë po u ndihmon ta tejkalojnë këtë fazë të vështirë skandalesh?!”, ka thënë ai.

    “Ndërkohë që u japin djemve e vëllezërve tenderë, Mustafa, Thaçi e Veseli, nënshkruajnë memorandume kundër korrupsionit. Ndërkohë që i punësojnë militantët e familjarët, pa konkurruar fare, të njëjtit nënshkruajnë memorandume kundër nepotizmit”, ka thënë Krasniqi.

    O’Connell ka reaguar sot për herë të parë për skandalin e përgjimeve – “Dosja e Shefave”, për të cilin ka thënë se “kështu nuk funksionon shteti dhe kjo shkon në dëm të Kosovës”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark