Zëdhënësja e aeroportit me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtuan me kompaninë "Lufthansa" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësja e aeroportit me njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtuan me kompaninë “Lufthansa”

    Insajderi
    26 July 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët lidhur me valixhet e tyre, në veçanti për ata që kanë fluturuar me kompaninë Lufthansa.

    Gara ka njoftuar se ka pasur vonim të valixheve nëpër shumë vende të BE-së për shkak se punonjësit e kësaj kompanie ndodhen në grevë.

    “Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar”, ka shkruar ajo përcjell Insajderi.

    Njoftim i plotë:

    Informate zyrtare!!!!!

    Të dashur Udhëtarë,

    Së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje. Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.

    Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

    Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

    Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

    Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark