Zëdhënësja e PSD-së pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Deri kur Qeveria do të jetë e shurdhër? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Zëdhënësja e PSD-së pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj: Deri kur Qeveria do të jetë e shurdhër?

    Insajderi
    20 June 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pasi një qytetar nga Ferizaj humbi jetën në vendin e tij të punës.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kuçi ka pyetur se “edhe sa kohë do të jetë qeveria e shurdhër karashi pabarazisë dhe keqtrajtimit të punëtorëve në sektorin privat”.

    “Edhe një punëtor vdes në vendin e punës. Për arsyen e njëjtë, për shkak të mungesës elementare të kushteve në punë. Përveç i paguar keq, punëtori në Kosovë është edhe i pambrojtur. Kështu, çdo ditë pune, për secilin punëtor mund të jetë dita e fundit e jetës së tij.” – ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark